• e mërkurë, 27 nëntor 2024

UNICEF: Mijëra fëmijë vdesin çdo ditë për shkak të ujit të ndotur për pije

UNICEF: Mijëra fëmijë vdesin çdo ditë për shkak të ujit të ndotur për pije

Nju-Jork, 20 mars 2023 (MIA) - Uji i ndotur për pije dhe mungesa e infrastrukturës sanitare i rrezikojnë jetët e fëmijëve mbarë botën, kumtoi UNICEF.

Çdo ditë, më shumë se mijëra fëmijë të moshës nën pesëvjeçare vdesin nga sëmundje të shkaktuara nga uji i ndotur, mungesa e kushteve sanitare dhe higjiena e dobët, publikoi UNICEF sot në Nju-Jork.

Gjithsej 190 milionë fëmijë në 10 vende afrikane janë eksponuar në rrezik, tregoi analiza e re e organizatës. Situata është më serioze në vendet e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, siç janë Benini, Burkina Faso, Kameruni, Çad, Bregu i Fildishtë, Guinea, Mali, Nigeri, Nigeria dhe Somalia. Shumë nga këto vende vuajnë nga jostabilteti dhe konfliktet e armatosura, që në mënyrë shtesë e vështirëson qasjen e fëmijëve deri te uji i pastër dhe kanalizimi.

Ditën e mërkurë është Dita e ujit, e në atë ditë në Nju-Jork fillon konferenca e KB-së, qëllimi i së cilës është të shqyrtohet shkalla deri te e cila mund të arrihen qëllimet e dakorduara ndërkombëtare, duke përfshirë edhe qëllimin për zhvillim të qëndrueshëm të KB-së për qasje deri te uji i pastër deri vitin 2030, njoftoi DPA.

Sipas të dhënave të KB-së, rreth dy miliardë njerëz në botë ose çdo i katërti nuk mund të llogaris në ujë të pastër. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR