• e enjte, 26 dhjetor 2024

UNICEF dhe “Shpëtoni fëmijët”: Të gjithë 625.000 nxënësit në Rripin e Gazës kanë humbur vitin shkollor

UNICEF dhe “Shpëtoni fëmijët”: Të gjithë 625.000 nxënësit në Rripin e Gazës kanë humbur vitin shkollor

Nju Jork, 5 gusht 2024 (MIA) – Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) dhe Organizata Save the Children (Shpëtoni fëmijët) bërën të ditur se deri më 30 korrik të këtij viti të gjithë 625.000 nxënësit e regjistruar në Rripin e Gazës kanë humbur një vit të plotë shkollor.

Mes tyre ka edhe 39.000 nxënës të cilët për herë të parë kanë lëshuar provimet përfundimtare në shkollën e mesme, theksohet në kumtesën e dy organizatave.

Kjo do të thotë se asnjëri prej tyre nuk mund të vazhdojë arsimin e lartë, ndërsa shumica e tyre mund të mos kthehen madje kurrë në shkollë, thonë organizatat. Të paktën 9.211 nxënës dhe 397 nga stafi arsimor janë vrarë nga forcat izraelite që nga 7 tetori i vitit të kaluar deri tani.

Njëherësh në Rripin e Gazës janë plagosur 14.237 nxënës dhe 2.246 mësimdhënës, theksohet në kumtesë.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR