• e enjte, 26 dhjetor 2024

UNHCR: Për shkak të konfliktit në Sudan janë zhvendosur mbi katër milionë persona

UNHCR: Për shkak të konfliktit në Sudan janë zhvendosur mbi katër milionë persona

 Kajro, 8 gusht 2023 (MIA) – Që nga fillimi i konfliktit në Sudan në prill në vend ka mbi katër milionë persona të zhvendosur, ndërsa më shumë se 884.000 persona kanë ikur në vende të tjera, deklaroi zëdhënësi i UNHCR-së, Villiam Spindler.

 Sipas tij, për shkak të konfliktit në vend, gjendja shëndetësore është përkeqësuar, dhe gjithnjë e më shumë njerëz janë të kequshqyer.

 Spindleri u tha gazetarëve se nga mesi i majit deri në mes të korrikut, UNHCR  ka regjistruar më shumë se 300 raste të vdekjeve nga fruthi dhe kequshqyerja, kryesisht në mesin e fëmijëve nën moshën pesë vjeç.

 "Mungesat kronike të personelit shëndetësor, si dhe sulmet ndaj personelit, siç raportohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndjeshëm e kanë kërcënuar cilësinë e mbrojtjes shëndetësore në të gjithë vendin", tha Spindleri.

 Konflikti midis qeverisë së njohur ndërkombëtarisht dhe Forcave Paraushtarake për Mbështetje të Shpejtë u intensifikuan në Hartumin lindor dhe Omdurman.

 Konflikti në Sudan filloi më 15 prill midis armatës së udhëhequr nga gjenerali Abdel Fatah al-Burhan dhe grupit paraushtarak RSF të gjeneralit Mohamed Hamdan Dagal.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR