• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

UNHCR: Në Rripin e Gazës po përhapet anarkia

UNHCR: Në Rripin e Gazës po përhapet anarkia

Gjenevë, 19 korrik 2024 (MIA) - Zyra e Komisarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka paralajmëruar se në Rripin e Gazës po përhapet “anarkia” me plaçkitje, vrasje dhe të shtëna me armë, ndërsa popullata po përballet me krizë akute humanitare.

Sipas Axhit Sunghai, i cili drejton zyrën e KB-së për të drejtat e njeriut në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, vrasjet dhe plaçkitjet në mungesë të zbatimit të ligjit janë të lidhura me "shkatërrimin e Izraelit të kapacitetit lokal për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike në Gaza. "

"Zyra jonë dokumenton vrasjet e supozuara të policisë lokale dhe punonjësve humanitar, si dhe ndërprerjen e furnizimeve të nevojshme për mbijetesën e popullatës civile. "Anarkia po rritet," tha Sunghai, i cili u kthye dje nga një vizitë në Rripin e Gazës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR