• e enjte, 26 dhjetor 2024

UNESKO: Venecia jashtë listës së trashëgimisë së kërcënuar kulturore

UNESKO: Venecia jashtë listës së  trashëgimisë së kërcënuar kulturore

 Njujork, 15 shtator 2023 (MIA) - Organizata për Arsim, shkencë dhe Kulturë në Kombet e Bashkuara-UNESKO vendosi mos ta përfshijë Venecian në lagunën e saj vendosi në listën e  vendeve të kërcënuara të trashëgimisë botërore "në kundërshtim me pritshmëritë".

Komiteti i UNESKO-s ka marrë vendim dje në takimin aktual në Riad dhe Arabinë Saudite. Megjithatë, Komiteti ritheksoi shqetësimin e tij për ruajtjen e duhur të këtioj qyteti në Veri të Italisë, të njohur si trashëgimi botërore që nga vitii 1987. Gjatë kërcënimeve nga turizmi masiv dhe ndryshmeve klimatike, thuhet se duhet të ketë progres të mëtejshëm.

 Kryetari i Venecias, Luixhi Brunjaro shprehi kënaqsinë e tij pas vendimit të UNESKO-së thesojnë se kanë bërë përpjekje për ta mbrojtur atë zonë.

Kryetari i Komunës së Venecias, Luixhi Brunjaro shprehu kënaqësinë e tij pas vendimit të UNESKO-së duke theksuar se kanë bërë përpjekje për ta mbrojtur atë zonë.

 Venecianët e duan qytetin e tyre dhe besojnë në të ardhmen e tij, tha Brunjaro.

Ministri italian i Kulturës, Xhenaro Sanxhulijano e quajti vendimin "një fitore të madhe për Italinë dhe arsyeshmërinë e shëndoshë". Ai tha se qyteti Venecias ka ndërmarrë hapa të guximshëm  për të menaxhuar turizmin dhe për të siguruar mbrojtjen e statusit të tij të trashëgimisë.

Këshilli i qytetit të Venecias vendosi më parë të vendosë një tarifë prej pesë eurove për turistët. Kompensimi do të zbatohet fillimisht si provë gjithsej 30 ditë gjatë vitit të ardhshëm kryesisht gjatë pushimeve të pranverës dhe fundjavave të verës. rq/ar/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR