• e shtunë, 23 nëntor 2024

UNESKO: Sulmet ruse shkaktuan dëm prej 3,5 miliardë dollarë ndaj trashëgimisë kulturore në Ukrainë

UNESKO: Sulmet ruse shkaktuan dëm prej 3,5 miliardë dollarë ndaj trashëgimisë kulturore në Ukrainë

Moskë, 13 shkurt 2024 (MIA) - Pushtimi rus ndaj Ukrainës shkaktoi dëm në vlerë prej rreth 3,5 miliardë dollarë ndaj trashëgimisë kulturore të vendit, njoftoi UNESKO.

Kultura, turizmi dhe zbavitja humbën gjithsej 19 miliardë të ardhura nga pushtimi rus në shkurt të vitit 2022, bëhet e ditur në kumtesën e UNESKO-s.

Vitin e kaluar, organizata me seli në Paris e vlerësoi dëmin në afro 2,6 miliardë dollarë. 

Sipas UNESKO-s, të cilët shfrytëzonin xhirime që ta vlerësojnë dëmin, rreth 5.000 lokacione janë shkatërruar, duke përfshirë edhe më shumë se 340 lokacione siç janë muze, përmendore, biblioteka dhe objekte fetare. Ai numër ishte 248 lokacione deri në prill të vitit të kaluar. 

Sipas UNESKO-s, dy vende janë në trashëgiminë botërore të UNESKO- Lvivi dhe Odesa në jug janë në mesin e më të prekurve nga sulmet ruse. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR