• e enjte, 26 dhjetor 2024

Umerov dhe Stoltenberg biseduan për nevojat ushtarake të Ukrainës

Umerov dhe Stoltenberg biseduan për nevojat ushtarake të Ukrainës

Bruksel, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot e theksoi përkrahjen e palëkundur të Aleancës për Ukrainën, gjatë takimit me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Rustem Umerov, në Bruksel.

Stoltenberg dhe Umerov biseduan për ngjarjet më të reja në fushëbetejë dhe për nevojat urgjente ushtarake për Ukrainën.

"Me dimrin që pritet të ndërlikojë luftimet, Stoltenberg tha se aleatët janë të përkushtuar në përforcimin e përkrahjes politike dhe praktike për Ukrainën derisa ajo mbrohet nga pushtimi rus. Sekretari i përgjithshëm përsëriti se NATO-ja do të sigurojë përkrahje afatgjate për Ukrainën, ashtu që forcat ukrainase do të jenë tërësisht interoperabile në kuadër të NATO-s dhe edhe më shumë do t'i afrohen Aleancës", thuhet në kumtesën e publikuar në ueb faqen e NATO-s.

Në takimin u bisedua edhe për rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO dhe përpjekjet për reforma të Ukrainës.

Stoltenberg përsëriti se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s kur të pajtohen të gjithë aleatët dhe kur të plotësohen kushtet. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR