• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ultimatum ndaj Tel Avivit: Normalizimi i marrëdhënieve vetëm me dy kushte

Ultimatum ndaj Tel Avivit: Normalizimi i marrëdhënieve vetëm me dy kushte

Rijad, 19 shtator 2024 (MIA) - Princi i kurorës saudite Mohamed bin Salman deklaroi se vendi i tij nuk do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin pa përmbushur dy kushte.

"E përsërisim reagimin tonë për krimet e kryera nga autoritetet okupuese izraelite ndaj popullit palestinez", deklaroi princi Mohamed bin Salman në hapjen e sesionit të Kuvendit këshillvënës Shura.

"Mbretëria nuk do t'i ndëpresë përpjekjet e saj për të krijuar një shtet të pavarur palestinez dhe për ta bërë Jerusalemin lindor kryeqytet të saj, ndërsa ne konfirmojmë se mbretëria nuk do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin pa atë", shtoi Salman.

Marrëveshjet e normalizimit të vitit 2020, të ndërmjetësuara nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së Donald Tramp, midis Izraelit dhe Bahreinit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe i dhanë fund një konsensusi të gjatë arab se nuk duhet të ketë normalizim pa një shtet të pavarur palestinez dhe vënë në qendër të vëmendjes fqinjin e tyre më të fuqishëm Arabinë Saudite.

Në fillim të këtij muaji, sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken tha se shpresn për një normalizim të shpejtë të marrëdhënieve përpara përfundimit të mandatit të presidentit Xho Bajden. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR