• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ulrike Franke: Me pranimin e Suedisë dhe Finlandës, Deti Baltik bëhet "liqe i NATO-s"

Ulrike Franke: Me pranimin e Suedisë dhe Finlandës, Deti Baltik bëhet

Bruksel, 13 korrik 2023 (MIA) - Samiti i NATO-s, që dje përfundoi në Vilnus, ishte i pari, ku Finlanda mori pjesë si anëtare e plotëfuqishme e Aleancës, ndërsa në prag të vet takimit të kreut, Turqia u pajtua që ta përkrah kandidaturën e Suedisë për inkuadrim drejt Paktit, me çka hapet rruga për ndryshim strategjik në rajonin e Detit Baltik, ku dikur dominonte Moska, vlerësoi portali "Politiko" nga Bruksel.

Me këtë, siç thuhet në tekst, NATO-ja do ta përforcojë kontrollin ndaj Detit Baltik, me çka do të vështirësohet transiti i marinës ruse përmes "rutës vitale nga oborri i Rusisë".

"NATO-ja vazhdimisht e a rritur kontrollin ndaj Detit baltik - ruta kyçe detare për Flotën ruse, e cila ka baza në afërsi të Sankt Petersburgut dhe në enklavën Kaliningrad. Gjatë Luftës së ftohtë, vetëm Danimarka dhe Gjermania në pjesën perëndimore të Baltikut ishin pjesë e Aleancës. Inkuadrimi i Polonisë në NATO në vitin 1999 dhe tre republikave baltike në vitin 2004, e kanë vendosur pjesën më të madhe nga bregu jugor të Detit Baltik nën kontroll të Aleancës", thuhet në analizë.

Sipas autorit të tekstit, me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, për Rusinë mbyllet edhe pjesa veriore e Detit Baltik, duke i lënë vetëm qasje të kufizuar.

Фински сеизмолози минатата недела открија пет подводни експлозии во руските води во Балтичкото Море, соопшти денеска Сеизмолошкиот институт на Универзитетот во Хелсинки.

"Dy vendet kanë hequr dorë nga neutraliteti shumëvjeçar, që në rastin e Suedisë ka traditë shumëshekullore dhe gjatë majit të kaluar kanë aplikuar për anëtarësim në Aleancë gjatë kohës së pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës", vlerëson "Politiko", duke shtuar se me zgjerimin më të ri, rritet kufiri i NATO-s drejt Rusisë, përforcohet mbrojtja e Evropës Veriore dhe i bën më të besueshme përpjekjet e Aleancës për përgjigje.

Sipas këshilltares së lartë të Këshillit të Evropës për punë të jashtme, Ulrike Franke, me pranimin e Suedisë dhe Finlandës, NATO bëhet gjeografikisht shumë më koherent.

"Deti Baltik bëhet liqe i NATO-s, që në përgjithësi është punë e dobishme, po ashtu edhe për shkak të rëndësisë së rritur së Arktikut", thotë Franke.

Ish ndihmësi sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Kamij Gran, megjithatë vlerëson se me inkuadrimin e Suedisë dhe Finlandës drejt Aleancës, Paktit i garantohet qasje e plotë deri te portet dhe aeroportet e këtyre dy vendeve dhe mundësohet zgjerimi i pranisë së tij jo vetëm në Detin Baltik, por edhe në Arktik, rajon i cili është gjithnjë e më i rëndësishëm edhe për Rusinë, edhe për Kinën. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR