• e enjte, 18 korrik 2024

Ulje e papunësisë në BE në nëntor të vitit 2023  

Ulje e papunësisë në BE në nëntor të vitit 2023  

Bruksel, 12 janar 2024 (MIA) - Shkalla e përshtatur sezonale e papunësisë në BE vitin e kaluar në nëntor ka arritur 5,9 për qind, që paraqet ulje të nivelit mujor për 0,1 pikë përqindjeje nga gjashtë për qind të tetorit dhe për 0,2 për qind pikë krahasuar me 6,1 për qind në muajin e njejtë të vitit 2022, njoftoi Agjencia evropiane e statistikave - Eurostat.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në Eurozonë, shkalla e papunësisë në nëntor të vitit 2023 ka qenë 6,4 për qind, që gjithashtu paraqet ulje për 0,1 pika përqindjeje në nivel mujor dhe për 0,3 pika përqindje në nivel vjetor. Në tetor të vitit 2023 shkalla e papunësisë në Eurozonë ka qenë 6,5, ndërsa në nëntor të vitit 2022 - 6,7 për qind.

Sipas vlerësimeve të Eurostat, vitin e kaluar në nëntor të vitit të kaluar në BE ka pasur 12,954 milionë persona të papunë, nga të cilët 10,970 milionë kanë jetuar në vendet anëtare të Eurozonës.   

Krahasuar me muajin e kaluar, numri i të papunëve në BE është ulur për 144.000, ndërsa në Eurozonë për 99.000. Në krahasim me nëntorin e vitit 2022, papunësia në BE është ulur për 283.000, ndërsa në Eurozonë për 282.000.

Kur bëhet fjalë për papunësinë tek të rinjtë, në nëntor të vitit 2023 në BE kanë qenë të papunë 2,814 milionë persona të moshës nën 25 vjeçare, nga të vilët 2.321 milionë kanë qenë nga Eurozona.

Kështu, shkalla e nëntorit e papunësisë tek të rinjtë edhe në BE dhe në Eurozonë ka qenë 14,5 për qind, që paraqet ulje për 0,3 pika përqinjdjeje në nivel mujor në të dy rajonet nga ato të tetorit 14,8 për qind.

Krahasuar me muajin e kaluar, numri i të rinjve të papunë në BE në nëntorin e kaluar është ulur për 60.000, ndërsa në Eurozonë për 54.000. Megjithatë, në nivel vjetor, numri i të rinjve të papunë është rritur për 36.000 në BE dhe për 49.000 në Eurozonë.

Shikuar në aspektin gjinor, në nëntor të vitit 2023 shkalla e papunësisë tek femrat në BE ka qenë 6,2 për qind, që paraqet një rënie mujore prej 0,1 pikë përqindje nga 6,3 për qind e muajit tetor, ndërsa te meshkujt ka qenë 5,7 për qind dhe mbeti e pandryshuar në krahasim me muajin paraardhës.

Në Eurozonë, shkalla e papunësisë për gratë ishte 6,8 për qind dhe për burrat 6,1 për qind. Në tetor të vitit 2023, shkalla e papunësisë për gratë ka qenë 6,9, ndërsa për burrat 6,2 për qind. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s/Eurostat

QËNDRONI TË LIDHUR