• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ulje drastike e besimit tek koalicioni qeveritar gjerman "semafori"

Ulje drastike e besimit tek koalicioni qeveritar gjerman

Berlin, 12 prill 2023 (MIA) – Në mënyrë drastike ka rënë mbështetja për "koalicionin semafor" në pushtet në Gjermani, ndërsa trendi i uljes së rejtingut të tij vazhdon.

Për momentin më shumë se gjysma e qytetarëve dëshirojnë rrëzim të Qeverisë së kancelarit Olaf Sholc, tregon hulumtimi i porositur nga tabloidi "Bild".

Alternativa për Gjermaninë (AfD) parti djathtiste, në këto rrethana, e shënon rejtingun e saj më të lartë në histori.

"Anketuesi i "Insa", Herman Binkert, thotë se rezultatet tregojnë se qytetarëve "nuk u bëhet vonë nëse bëhet fjalë për ngrohje, migrim ose politikë transportuese, koalicioni sikur nuk i përfaqëson interesat e popullatës".

Më pak paradoksale, megjithatë interes më të madh në mesin e popullit mbizotëron për problemet ekologjike dhe sipas paralajmërimeve për zgjidhjen e tyre, ato gjegjësisht e vlerësojnë ofertën partiake.

Anketa e agjencisë "Forsa", nga ana tjetër e porositur nga "Uestdojçe algemajne cajtung", tregon se lufta në Ukrainë akoma është tema më e rëndësishme dhe i intereson 55 për qind të popullit.

Sipas magazinës "Fokus", mbështetja për koalicionin është më e madhe tek votuesit e gjelbër me 65,3 për qind, më pas tek SPD me 61,5 për qind dhe për FDP-në me 51 për qind.

Në qoftë se zgjedhjet mbahen tani, partitë që e përbëjnë koalicionin qeverisës, Partia Socialdemokrate (SPD), Partia Liberale (FPD) dhe partia e Gjelbër, nuk do të kenë shumicë. Partia më e fuqishme me 28 për qind të trupit votues do të ishte Unioni Demokristian (CDU), i cili është në opozitë në këtë konvokim të Bundestagut.

Siç shkruan gazeta "Velt", shumica e Gjermanëve druajnë se qeveria federale edhe më tej do të paralizohet nga konfliktet, ndërsa shumë vlerësojnë se kancelari është "shumë i dobët për rolin e liderit".

 

QËNDRONI TË LIDHUR