• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ulf Kristerson pasi të gjithë anëtarët e Aleancës e kanë ratifikuar kandidaturën e Suedisë për NATO: Ditë historike për vendin

Ulf Kristerson pasi të gjithë anëtarët e Aleancës e kanë ratifikuar kandidaturën e Suedisë për NATO: Ditë historike për vendin

Stokholm, 26 shkurt 2024(MIA) - Kryeministri suedez Ulf Kristerson vlersoi se sot është "ditë historike" për vendin, që kur parlamenti hungarez e ka ratifikuar kandidaturën e Suedisë për NATO, duke hequr kështu edhe pengesën e fundit për anëtarësimin e këtij vendi nordik që të kyçet në Aleancë.

"Sot është ditë historike. Parlamentet e të gjithë vendeve anëtare të NATOS-s votuan për anëtarsimin e Suedisë në NATO. Suedia është e gatshme të marrë përgjegjësinë e saj për sigurinë euroatlantike", theksoi Kristerson në deklaratën e publikuar në rrjetin social Iks.

Parlamenti hungarez sot e ka miratuar kandidaturën me 188 vota "pro" dhe gjashtë vota "kundër" anëtarësimin e shtetit nordik. Hungari ka qenë e vetmja nga 31 vendet-anëtare të NATO-s që nuk kishte ratifikuar ende pranimin e Suedisë. Të gjithë anëtaret e Aleancës duhet të nënshkruajnë kërkesat përpara se të pranohet një vend i ri.

Suedia zyrtarisht do t'i bashkohet Aleancës pasi ta dorëzojë instrumentin e saj të anëtarsimit në qeverinë amerikane, e cila është deportizuese e Marrëveshjes Atlantike të Veriut.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s jens Stoltenberg theksoi se Suedia do t'i bashkohet Aleancës tani kur të gjithë aleatët e kanë miratuar ofertën zyrtare të Stokholmit për t'u kyçur.

"Anëtarësimi i Suedisë do të na bëjë të gjithëve më të fortë dhe më të sigurtë", theksoi sekretari i përgjithshëm.

Suedia ka dorëzuar kërkesë për anëtarsimin e NATO-s së bashku me  Finlandën në maj të vitit 2022 në mes të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Finlanda u bë anëtarja e 31-të anëtare e Aleancës në fillim të prillit vitin e kaluar. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR