• e martë, 17 mars 2026

Ukrainasit me dron detar goditën cisternën ruse në afërsi të Maltës

Ukrainasit me dron detar goditën cisternën ruse në afërsi të Maltës

Moskë, 4 mars 2026 (MIA) - Ministria e Transportit të Rusisë sot konfirmoi se një dron detar ukrainas sulmoi një anije cisternë me gaz natyror të lëngshëm (LNG) me flamur rus në Detin Mesdhe. 

Konfirmimi pasoi pas raportimeve të mëparshme se anija ishte përfshirë nga flakët në afërsi të Maltës, publikoi "Moska tajms" (The Moscow Times). 

Sipas kumtesës së Ministrisë, sulmi ndodhi dje në afërsi ujërave territoriale malteze, ndërsa objektivi ishte tankeri i NLG Arctic Metagaz. 

“Cisterna po transportonte ngarkesë nga porti i Murmanskut, ndërsa i gjithë dokumentacioni ishte në përputhje të plotë me rregulloret ndërkombëtare”, theksohet në kumtesën për mediat. 

Ministria pretendon se droni detar ukrainas që sulmoi tankerin u nis nga brigjet e Libisë. Ata e quajtën incidentin "akt terrorizmi dhe piraterie ndërkombëtare".

Të 30 anëtarët e ekuipazhit të cisternës u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit malteze dhe ruse, publikoi Ministria e Transportit.

Mediat britanike transmetuan se pardje, forcat e armatosura të Maltës morën një thirrje për ndihmë nga anija Arctic Metagaz, e cila është nën sanksione amerikane dhe britanike. Ekuipazhi u gjet më vonë në një varkë shpëtimi në zonën e kërkim-shpëtimit në Libi.

В Средиземном море горит российский газовоз Arctic Metagaz https://t.co/TuVXeiWxG9 pic.twitter.com/bvjka1EL7j

— The Insider (@the_ins_ru) March 3, 2026

Videot, në të cilën shihet anija duke u djegur gjatë natës janë publikuar në mediat sociale, por autenticiteti i tyre nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Deri tani nuk ka pasur asnjë koment nga Ukraina për incidentin.

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR