• e hënë, 08 korrik 2024

Ukrainasit kanë shkatërruar një anije luftarake ruse të sapondërtuar në Kerç të Krimesë

Ukrainasit kanë shkatërruar një anije luftarake ruse të sapondërtuar në Kerç të Krimesë

Kiev, 6 nëntor 2023 (MIA) - Një raketë ukrainase ka shkatërruar një anije të marinës ruse në qytetin Kerç në gadishullin e Krimesë, kumtuan mbrëmë forcat ajrore të Ukrainës.

Gjeneral -koloneli Mikola Oleshçuk në kanalin e tij në Telegram ka publikuar video nga sulmi në Kerç, në lindjen e largët të gadishullit. Nga xhirimet nuk mund të konstatohet nëse anija është goditur në të vërtetë.

Për sulmin kanë informuar edhe mediat ruse, duke cituar informacion e marrë nga Ministria e Drejtësisë në Moskë.

Mediat ruse transmetojnë se kantieri detar ishte sulmuar të shtunën në mbrëmje. Nga 15 raketa drejtuar drejt atij vendi, 13 prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja kundërajrore, transmetuan mediat, duke shtuar se ministria ruse ka konfirmuar dëmtimin e një anije.

Kantieri Zalij është një nga më të mëdhenjtë në Evropën Lindore. Ajo është nën sanksionet e vendeve perëndimore.

Oleshuk pretendon se anija duhej të dërgohet në Detin e Zi që të lëshojë raketa në territorin ukrainas. rq/

Foto: Skrinshot "X"

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR