• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Ukrainasi më i pasur premtoi ndihmë në rindërtimin e Mariupolit

Ukrainasi më i pasur premtoi ndihmë në rindërtimin e Mariupolit
Kiev, 16 prill 2022 (MIA)- Ukrainasi më i pasur, Rinat Ahmetov ka premtuar se do të ndihmojë në rindërtimin e Mariupolit qytet ky ka dy fabrika të çelikut për të cilat thekson se “përsëri do të konkurrojnë në tregun botëror”. Perandoria biznesore e Ahmetovit ra si rezultat i një konflikti tetë-vjeçar në Ukrainën lindore, por ai është i bindur se "luftëtarët e guximshëm ukrainas" do ta mbrojnë qytetin në Detin Azov i cili u rrafshua me tokë nga bombardimet. “Mariupoli është një tragjedi globale dhe një shembull global i heroizmit. Për mua Mariupoli ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një qytet ukrainas. Ambicia ime është të kthehem në Mariupol të Ukrainës dhe të filloj një plan të ri prodhimi në mënyrë që çeliku nga Mariupoli të mund përsëri të konkurrojë në tregun botëror si më parë”, tha Ahmetovi. Dy kompanitë e tij, kompania e çelikut “Metinvest” dhe Grupacioni financiar-industrial SCM për momentin janë duke shlyer borxhet, ndërsa dhe kompania për prodhimin e energjisë elektrike DTEK në marrëveshje me kreditorët e ka “optimizuar shlyerjen e borxhit”. “Do ta rindërtojmë tërë Ukrainën”, tha Ahmetovi duke shtuar se ai është kthyer në vend më 23 shkurt dhe prej atëherë jeton aty. Sipas Forbsit, pasuria e Ahmetovit në vitin 2013 ka qenë 15.4 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa për momentin arrin 3.9 miliardë dollarë.

QËNDRONI TË LIDHUR