• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ukraina vetë do të vendosë nëse dëshiron të bëjë lëshime për Rusinë, deklaroi zëdhënësi i KE-së

Ukraina vetë do të vendosë   nëse dëshiron të bëjë lëshime për Rusinë, deklaroi zëdhënësi i KE-së

 Bruksel, 5 prill 2024 (MIA)  - Ukraina vendos se kur do të bisedohet për lëshime dhe lushte, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian në përgjigje të pyetjes për mundësinë e negociatave të ardhshme për t'i dhënë fund luftës që e udhëheq  Rusia.

"BE-ja e mbështet Ukrainën për të fituar në këtë luftë mbrojtëse. Zgjidhja do të gjendet sipas kushteve të Ukrainës, tha zëdhënësi.  Ai theksoi se BE-ja vazhdon të japë të gjithë ndihmën e nevojshme për Kievin. 

Kështu ai iu përgjigj pretendimeve që qarkullojnë në mediat italiane se jozyrtarisht vendet perëndimore po bisedojnë për mundësinë që Kievi t'i lërë Moskës zonat e pushtuara tashmë nga forcat ruse, ndërsa pjesa tjetër e Ukrainës të anëtarësohet në NATO. 

  Zëdhënësi u pyet nëse und të zbatohet një qasje e ngjashme   për pranimin e ardhshëm të Ukrainës në BE.

"Vendimet janë plotësisht në duart e Ukrainës, e përmbledh ai. 

Në mars, KE paraqiti një propozim për një kornizë për negociatat me Ukrainën mbi pranimin në BE. Propozimi pritet të miratohet nga Këshilli i BE-së për të nisur negociatat reale me  

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR