Ukraina sulmon me dronë Rusinë, Moska kundërpërgjigjet
- Ukraina mbrëmë me dronë ka kryer sulme në disa lokacione në Rusi, duke përfshirë një depo karburanti në rajonin qendror Orjol të Rusisë duke shkaktuar një zjarr të madh.
- Post By Fami Bajrami
- 11:33, 14 dhjetor, 2024
Kiev/Moskë, 14 dhjetor 2024 (MIA) - Ukraina mbrëmë me dronë ka kryer sulme në disa lokacione në Rusi, duke përfshirë një depo karburanti në rajonin qendror Orjol të Rusisë duke shkaktuar një zjarr të madh.
Guvernatori i Orjolit, Andrej Kliçko deklaroi se shpërthimi u shkaktua nga një "sulm masiv" ukrainas në infrastrukturën në rajon.
Guvernatori i rajonit të Krasnodarit, Vlladimir Kondratiev, tha se mbrojtja kundërajrore shkatërroi dronët ukrainas në disa zona. Një dron ka thyer xhamat e shtëpive në fshat, por nuk ka të lënduar.
Forcat ajrore të mbrojtjes shkatërruan shtatë dronë mbi rajonin Brjansk në kufirin me Ukrainën, deklaroi guvernatori Aleksandar Bogomaz. Në rajonin rus të Belgorodit, guvernatori Vjaçeslav Gladkov informoi se dronët ukrainas goditën dy fshatra, një person është plagosur dhe një shtëpie është djegur.
Rusia nga ana tjetër ka lëshuar mbrëmë 132 dronë. Një alarm për kërcënimin ajror është lëshuar në mbarë Ukrainën. Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 58 nga 132 dronë, thanë Forcat ajrore të Ukrainës.
Shtohet se 72 dronë rusë u "humbën" për shkak të përdorimit të sistemeve elektronike të bllokimit. Nuk ka raporte për dëme të mëdha.