• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ukraina: Rusia do të sulmojë vende të papritura këtë verë

Ukraina: Rusia do të sulmojë vende të papritura këtë verë

Kiev, 23 prill 2024 (MIA) - Forcat e armatosura ruse do të sulmojnë vende të papritura nga vija e frontit gjatë ofensivës së tyre në Ukrainë këtë verë dhe do të përpiqen të avancojnë drejt qytetit verilindor të Ukrainës, Harkov, deklaroi sot komandanti i Gardës kombëtare të Ukrainës, Oleksandr Pivnenko.

“Jemi duke u përgatitur. Po, armiku do të na organizojë surpriza të pakëndshme. Do të veprojë në fusha ku nuk e presim. Por ai nuk do ta arrijë qëllimin e tij”, tha Pivnenko për median ukrainase Liga.net.

Sipas zyrtarëve ukrainas, Rusia do të përparojë naga fundi i pranverës ose verës, ndërsa Kievi beson se Moska dëshiron të pushtojë qytetin e rëndësishëm lindor të Çasov Jar deri më 9 maj, kur e feston Ditën e fitores sovjetike në Luftën e Dytë Botërore.

Pivnenko shtoi se parashikohet që forcat ukrainase të përjetojnë "disa vështirësi", por sipas tij, Rusia nuk do të bëjë pushtime vendimtare në territorin ukrainas.

Ndoshta do të arrijnë 10-15 për qind të synimeve të tyre”. Por kjo nuk do të jetë një fitore strategjike”, tha komandanti i Gardës kombëtare të Ukrainës. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR