• e diel, 30 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ukraina pohon se Rusia me dronë e ka sulmuar qytetin ukrainas Mikolaev në Detin e Zi

Ukraina pohon se Rusia me dronë e ka sulmuar qytetin ukrainas Mikolaev në Detin e Zi

Kiev, 26 mars 2025 (MIA) - Rusia mbrëmjen e kaluar kreu sulm me dron në portin ukrainas Mikolaev në Detin e Zi dhe goditi qytetin minerar Krivi Rih në sulmin më të madh me dron në atë qytet në luftë, njoftuan autoritetet ukrainase.

Prefekti i Mikolaevit, Oleksandar Senkeviç deklaroi se në qytet këtë mëngjes erdhi deri te ndërprerja e energjisë elektrike, pas një raporti nga guvernatori rajonal se gjatë natës mbi rajon ishin shkatërruar shtatë dronë. Ende është e paqartë nëse ndërprerja e energjisë elektrike ishte një masë paraprake apo rezultat i sulmit të mbrëmshëm ndaj Mikolaevit.

Rusia sulmoi gjithashtu qytetin qendror të Ukrainës, Krivi Rih, duke shkaktuar zjarr dhe duke dëmtuar ndërtesa, por sulmi ishte pa viktima, deklaroi shefi i administratës ushtarake të qytetit.

"Duket që pushtuesit “dëshirojnë paqe” kështu", shkruan në rrjetet sociale Oleksandr Vilkul, shef i administratës ushtarake, duke e cilësuar si sulmin më të madh me dron në qytet në këtë luftë.

Agjencitë botërore theksojnë se raportet nga Mikolaevi dhe Krivi Rih në mënyrë të pavarur nuk mund të konfirmohen.

Ende janë të paqarta përmasat dhe objektivat e sulmit në Krivi Rih. Vilkul më parë njoftoi për të paktën 15 shpërthime në të gjithë Krivi Rih, vendlindja e presidentit Volodimir Zelenski dhe një objektiv i shpeshtë i sulmeve ruse.

Nuk ka ende asnjë koment nga Rusia, por Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore shkatërruan nëntë dronë ukrainas gjatë natës, duke përfshirë dy mbi Detin e Zi. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR