• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ukraina pohon se ka vrarë 33 oficerë rusë dhe komandantin e flotës në një sulm ndaj shtabit në Sevastopol

Ukraina pohon se ka vrarë 33 oficerë rusë dhe komandantin e flotës në një sulm ndaj shtabit në Sevastopol

Kiev, 25 shtator 2023 (MIA) - Në një sulm me raketa, që shkatërroi selinë e marinës ruse në Krime javën e kaluar, humbën jetën 33 oficerë dhe komandanti i flotës, njoftoi sot Ukraina, pa ofruar dëshmi për pohimet e saj.

Forcat ukrainase për operacione speciale të Ukrainës në Telegram njoftuan se në sulmin në Shtatëmadhorinë e Flotës së Detit të Zi në Sevastopol u plagosën 105 persona.

Ushtria ruse informoi për sulmin në ndërtesë dhe fillimisht njoftoi se një ushtar ishte vrarë, por më vonë shtoi se personi nuk ishte vrarë, por është zhdukur.

Numri i fundit i vrasjeve të raportuara nga Ukraina është në mënyrë dramatike më i lartë se ai i së shtunës. Në atë kohë, shefi i Shërbimit zbulues ukrainas, Kirilo Budanov, për Zërin e Amerikës deklaroi se të paktën nëntë persona u vranë dhe 16 u plagosën në sulmin në ndërtesën e Shtatëmadhorisë në Sevastopol.

Në raportin e ri thuhet se është vrarë edhe kreu i flotës, admirali Viktor Sokolov, megjithëse nuk u ofruan prova.

Ai nuk u përmend në kumtesën e forcave për operacione speciale, por Anton Gerashçenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, postoi emrin dhe foton e tij në rrjetet sociale.

Siç thuhet, u goditën dy sisteme raketore kundërajrore dhe katër njësi artilerie. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR