• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ukraina pohon se forcat ruse kanë marrë terminale Starling nga vende të treta

Ukraina pohon se forcat ruse kanë marrë terminale Starling nga vende të treta

Kiev, 12 shkurt 2024 (MIA) - Forcat ruse ilegalisht po marrin terminale satelitore Starlink nga vendet e treta dhe po rrishin përdorimin e tyre në front, deklaroi sot zëdhënësi i shërbimit të intelegjencës ushtarake të Ukrainës, por nuk ofroi dëshmi për këtë.

Zëdhënësi i intelegjencës ushtarake, Andrij Juvos, gjithashtu, tha se janë janë duke u zvhilluar përpjekje për kundërshtimin e përdorimit të forcave ruse të internet terminaleve satelitore me shpejtësi të lartë të prodhura nga kompania SpaceX e Ilon Mask. Sipas tij, me ndihmën e tyre ata i koordinojnë sulmet e tyre në pjesët e okupuara të Ukrainës.

"Kontrabandim nga pala e tretë, tha Jusov në pyetjen se si Rusia i bleu terminalet. Përdorimi (i atyre pajisjeve) në front është rritur, tha ai. I pyetur nëse Ukraina përpiqet të parandalojë Moskën t'i përdorë, ai tha se "për momentin po punohet" në këtë çështje.

Ukraina, e cila përdor Starlink për komunikime ushtarake në luftën me Rusinë, dje kumtoi se trupat ruse po i përdorin terminalet e internet shërbimit satelitor Starlink të Ilon Mask.

Drejtoria kryesore e intelegjencës e Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes në Telegram dje publikoi një audio incizim të një bisede të përgjuar midis dy ushtarëve rusë, duke theksuar se incizimi është dëshmi se Starlink "sistematikisht" përdoret, publikoi shërbimi ukrainas i Radio Evropa e Lirë.

Kompania SpaceX, e cila udhëheq me terminalet Starlink, më 8 shkurt në rrjetin Iks kumtoi se "nuk bashkëpunon në asnjë mënyrë me qeverinë ruse ose ushtrinë e saj" dhe se shërbimi i tyre nuk punon në Rusi.

Agjencia e intellegjencës kumtoi se në audio incizimin e publikuar në Telegram, dëgjohen ushtarët e Brigadës së 83-të ajrore të Rzsisë duke diskutuar për vendosjen e një terminale në Ukrainën lindore.

Nga ana tjetër, Kremlini sot kumtoi se internet sistemi satelitor Starlink i Mask as nuk është i çertifikuar për përdorim dhe as nuk është dorëzuar zyrtarisht në Rusi dhe për këtë arsye nuk mund të përdoret.

"Ky nuk është një sistem i certifikuar në vendin tonë. Prandaj, nuk mund të dorëzohet zyrtarisht këtu. Prandaj, nuk mund të përdoret zyrtarisht në asnjë mënyrë, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.

Në një koment në rrjetin social X, Ilon Mask tha se sipas njohurive të tij “asnjë Starlink nuk është shitur direkt apo indirekt në Rusi”.

“Një numër i lajmeve të rreme pretendojnë se SpaceX po shet terminale Starlink në Rusi. Kjo është kategorikisht e pasaktë”, shtoi ai.

Starlink është një rrjet prej më shumë se 2000 satelitësh që rrotullohen rreth Tokës në komunikim me mijëra terminale në tokë. Ai u aktivizua në të gjithë Ukrainën në fund të shkurtit 2022 pasi shërbimet e internetit u ndërprenë për shkak të pushtimit rus. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR