• e enjte, 18 korrik 2024

Ukraina: Po përparojmë ngadalë, por sigurt

Ukraina: Po përparojmë ngadalë, por sigurt

Kiev, 29 qershor 2023 (MIA) – Ushtria ukrainase ngadalë, por sigurt po përparon në frontin në pjesën lindore dhe juglindore të vendit, si dhe në afërsi të Bahmutit, deklaruan përfaqësues të lartë ushtarakë.

"Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës po bëjnë përparim në operacionet sulmuese. Armiku po ofron rezistencë të fortë, ndërsa po pëson humbje të konsiderueshme, njoftoi në Telegram Komandanti i Përgjithshëm i Ukrainës, gjenerali Valeri Zaluzhni.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hana Malar, për televizionin kombëtar deklaroi se ushtria po përparon në zona të caktuara jugore, veçanërisht rreth dy qyteteve të pushtuara, Berxhansk dhe Mariupol.

"Çdo ditë ne përparojmë. Po, progresi është i ngadalshëm, por i sigurt, theksoi Malar.

Sipas saj, ushtria ruse po i drejton forcat e saj në frontin jugor dhe në Bahmut, ku forcat ukrainase kanë kapur pjesë të territorit përreth qytetit.

Betejat e ashpra vazhdojnë në lindje të vendit. Rusia ka drejtuar forcat e saj atje për muaj të tërë për të siguruar kontroll të plotë mbi rajonet Doneck dhe Lugansk, vuri në dukje Malar. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR