• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ukraina planifikon rritje të madhe të buxhetit ushtarak për vitin 2024

Ukraina planifikon rritje të madhe të buxhetit ushtarak për vitin 2024

Kiev, 15 shtator 2023 (MIA) - Qeveria ukrainase e ka miratuar propozim-buxhetin për vitin 2024, me të cilin parashikohet deficit prej 41.92 miliardë dollarëve dhe rritje e mjeteve për mbrojtje të 21 për qind të BPV-së.

Kryeministri Denis Shmihal tha se rritja e buxhetit ushtarak është i domosdoshëm për financimin e aktiviteteve ushtarake pas pushtimit rus në shkurt të vitit 2022. Ai paralajmëroi furnizim të armëve dhe pajisjeve të reja.

"Kjo vlerë është për 113 miliardë grivna më shumë nga ky vit. Do të ketë akoma më shumë armë dhe pajisje. Më shumë drone, municion, predha", shkroi ai në Telegram. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR