• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ukraina para një apokalipsi, lagje të tëra zhduken nga uji, kohë për shpëtim gjithnjë e më pak

Ukraina para një apokalipsi, lagje të tëra zhduken nga uji, kohë për shpëtim gjithnjë e më pak

Kiev, 6 qershor 2023 (MIA) - Televizioni publik ukrainas Suspilne e publikoi raportin më të ri për pasojat e shkatërrimit të digës Kahovka duke e ndarë edhe një hartë në të cilën shihet saktë se ku ndodhet diga, si edhe se cilat qytete dhe lagje janë të rrezikuara nga uji.

"Për shkak të shpërthimit në hidrocentral, rreth 80 vende të banuara janë në rrezik nga vërshimet", tha kryeministri Denis Shmigal.

"Deri më tani pjesërisht apo tërësisht janë vërshuar më shumë se dhjetë vendbanime", kumtuan nga Drejtoria rajonale e Hersonit.

Në zonë kritike, në bregun e djathtë të rajonit Herson, ndodhen rreth 24.000 persona.

Autoritetet lokale janë duke i evakuuar banorët e zonave potenciale nga përmbytjet. Në mesditë u nis treni për evakuim nga Hersoni për Mikollaev.

Autoritetet e Ukrainës ju bënë thirrje banorëve të cilët jetojnë në ato zona t'i braktisin ato.

Shefi rajonal i Hersonit, Oleksandar Prokudin, paralajmëroi se për disa orë niveli i ujit në lumin Dnjepër do të jetë "kritik".

foto: Tuiter

"Filloi evakuimi nëpër zonën e rrezikshme. Ju lumtemi bëni gjithçka është e mundur për ta shpëtuar jetën tuaj. Menjëherë braktisni zonat e rrezikshme", porositi ai dhe ju bëri thirrje qytetarëve t'i marrin dokumentet dhe gjërat më të nevojshme dhe t'i presin autobusët.

Në lagjen Kahovkë e re është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të sulmit mbi digën, që vazhdon të rrënohet dhe në mënyrë të pakontrolluar të lëshojë ujë, deklaroi kryebashkiaku i Kahovkës së re, Vlladimir Leontiev, në TV Kanalin 1.

Ai sqaroi se forcat ukrainase vazhdojnë ta granatojnë këtë rajon dhe se një numër i konsiderueshëm i projektileve i kanë goditur brigjet e Dnjeprit.

"Tani jemi duke i zhvendosur banorët të cilët janë drejtpërdrejt në breg. Qyteti akoma është cak i granatimit. Mendoj se banorët e rreth 300 shtëpive do të evakuohen dhe ata tashmë janë duke u evakuuar që të shmangen viktima", deklatoi Leontiev për TV "Rusia-24".

T'ju rikujtojmë, herët në mëngjes ishte shkatërruar diga Kahovka, ndërsa Rusia dhe Ukraina janë akuzuar midis vetes për minimin e digës kyçe.

foto: Televizioni publik Suspilne dhe Tuiter 

QËNDRONI TË LIDHUR