• e diel, 24 nëntor 2024

Ukraina njoftoi se ka shkatërruar pozicionet e forcave ruse pranë centralit bërthamor Zaporozhje

Ukraina njoftoi se ka shkatërruar pozicionet e forcave ruse pranë centralit bërthamor Zaporozhje
Kiev, 2 shtator 2022 (MIA) - Ushtria ukrainase sot njoftoi se ka shkatërruar pozicionet e forcave ruse në qytetin Energodar, i cili gjendet në afërsi të centralit „Zaporozhje“. Informacioni nga forcat e armatosura të Ukrainës vjen një ditë pasi një delegacion i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB) filloi inspektimet në kompleksin bërthamor. "Në rajonet Herson dhe Energodar, forcat tona kanë kryer sulme të sakta, duke shkatërruar tre sisteme artilerike të armikut, si dhe një depo municioni", thuhet në njoftimin e ushtrisë ukrainase. Kompania ukrainase që menaxhon objektet bërthamore për prodhimin e energjisë elektrike "Energoatom" njoftoi sot se reaktori i dytë i centralit bërthamor "Zaporozhje" është sërish në funksion. “Sot, më 2 shtator 2022, njësia energjetike numër 5 e centralit bërthamor Zaporozhje që ndaloi së punuari dje në mëngjes për shkak të sulmeve nga trupat pushtuese ruse, tani është e lidhur me rrjetin elektrik“, thuhet në njoftimin e “Energoatom”, të transmetuar përmes Telegramit. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR