Ukraina në korrik e rriti dyfish eksportin e drithërave edhe përkundër sulmeve të përforcuara ruse
- Post By Arta Bunjaku
- 09:56, 12 gusht, 2024
Kiev, 12 gusht 2024 (MIA) - Ukraina në korrik e rriti dyfish eksportin e grurit, në mbi 4,2 milionë tonë metrik, në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Asociacionit ukrainas të tregtarëve me grurë UGA, edhe përkundër sulmeve të shpeshtuara ruse ndaj Odesës, port kyç në Detin e Zi, dhe Izmail, porti kryesor i Danubit për ksport të grurit në Evropë.
Mediumet britanike transmetojnë se Ukraina në korrik ka eksportuar 3,7 milionë tonë prodhime bujqësore përmes Odesës dhe 569.000 tonë përmes Danubit. Kjo është dyfish më shumë në krahasim me korrikun e vitit të kaluar kur përmes Odesës u eksportuan 291.000 tonë dhe përmes Danubit 2,07 milionë tonë.
Gruri ukrainas më së shumti është transportuar drejt portit Roterdam në Holandë, Kartagjenë në Spanjë, si dhe deri në Kinë, Egjipt dhe Turqi.
Edhe krahas shitjes së rritur nga muaji i kaluar, pritet rënie e përgjithshme e eksportit në sezonin 2024/2025 për shkak të kushteve të pavolitshme të motit dhe ndikimit të luftës, kumtuan nga shoqata bujqësore konsultante ASAP.
Ukraina vendosi korridor të përkohshëm detar pasi që marrëveshja për eksport të grurit ukrainas përmes portit të Detit të Zi dështoi vitin e kalaur për shkak se Rusia u tërhoq nga marrëveshja.
Ukraina është prodhuesi kryesor në botë i grurit dhe misrit, ndërsa para fillimit të luftës në shkurt të vitit 2022, eksportonte rreth gjashtë milionë tonë grurë në muaj përmes Detit të Zi. ab/
foto: МIА arkivi