• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ukraina në fillim të muajit të ardhshëm do të marrë këstin e parë prej 1,4 miliardë eurosh nga mjetet e ngrira ruse

Ukraina në fillim të muajit të ardhshëm do të marrë këstin e parë prej 1,4 miliardë eurosh nga mjetet e ngrira ruse

Bruksel, 23 korrik 2024 (MIA) - Në fillim të muajit të ardhshëm, Bashkimi Evropian do t'i transferojë Ukrainës këstin e parë në vlerë prej 1,4 miliardë euro nga mjetet e ngrira ruse për blerjen e pajisjeve ushtarake, publikoi Ukrinform. Këtë e kumtoi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell, në konferencë për shtyp pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel.

“Pas çështjes së fitimit të papritur të lartë, i informova ministrat për progresin tonë për transferimin e parë prej 1,4 miliardë eurosh, i cili pritet në fillim të gushtit – javën e ardhshme”, tha Borell.

Sipas tij, mjetet në fjalë do të synojnë financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake me rëndësi parësore për Ukrainën, si sistemet e mbrojtjes ajrore, municionet e artilerisë, si dhe blerjet për industrinë e mbrojtjes ukrainase. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR