• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ukraina, Lindja e Mesme dhe zgjerimi i BE-së mes temave të sesionit të GAK-së

Ukraina, Lindja e Mesme dhe zgjerimi i BE-së mes temave të sesionit të GAK-së

Bruksel, 19 mars 2024 (MIA) - Përgatitjet për takimin e shefave të shteteve apo qeverive anëtare të Unionit të caktuar për më 21 dhe 22 mars janë temë kryesore në seancën e sotme të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së (GAK) në Bruksel me të cilën do të kryesojë ministrja belge për punë të jashtme dhe evropiane dhe tregti të jashtme Haxha Labib.

Ministrat apo sekretarët shtetëror përgjegjës për çështje evropiane të vendeve anëtare të Unionit në këtë kontekst do të debatojnë për draft- konkluzat për Samitin kushtuar situatave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, zgjerimit të BE-së, sigurisë dhe mbrojtjes së politikës bujqësore.

Në mbledhjen e Këshillit do të bëhet fjalë edhe për semestrin evropian për vitin 2024, apo kornizën për politikat socio-ekonomike të BE-së ku ministrat do të shqyrtojnë raportin e presidencës belge për planet e realizuara deri më tani, si dhe hapat e ardhshëm në proces. Në këtë pjesë të takimit, Këshilli do të shqyrtojë edhe Draft-rekomandimin e politikës ekonomike të Eurozonës e cila duhet të miratohet në Samitin e ardhshëm të BE-së.

Në fund të kësaj, pjesëmarrësit në sesion do të këmbejnë mendime dhe për të ardhmen e Evropës me theks të veçantë në reformat e brendshme të Unionit me qëllim për ta adaptuar atë me pranimin e anëtarëve të reja. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR