• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ukraina kreu sulmin e parë ndaj ushtarëve të Koresë së Veriut në rajonin e Kurskut

Ukraina kreu sulmin e parë ndaj ushtarëve të Koresë së Veriut në rajonin e Kurskut

Kiev, 4 nëntor 2024 (MIA) – Autoritetet në Kiev kanë bërë të ditur se trupat e para të Koresë së Veriut në zonën e Kurskut kanë qenë nën sulme nga forcat ukrainase.

Ushtarët e parë të Koresë së Veriut që u vendosën në rajonin kufitar të Kurskut për të ndihmuar ushtrinë ruse hyrën në luftime me forcat e armatosura ukrainase, bëri të ditur shefi i departamentit kundër dezinformimit të Këshillit kombëtar të sigurisë dhe mbrojtjes së Ukrainës, Andrej Kovalenko në Telegram.

"Pjesëtarët e parë të ushtrisë së Koresë së Veriut tashmë janë nën sulm në zonën e Kurskut", ka shkruar Kovalenko pa dhënë ndonjë detaj tjetër.

Departamenti amerikan i shtetit ka konfirmuar se Koreja e Veriut ka dërguar rreth 10.000 personel ushtarak në Rusi. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR