• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ukraina ka marrë 2,2 miliardë euro nga FMN-ja

Ukraina ka marrë 2,2 miliardë euro nga FMN-ja

Kiev, 3 korrik 2024 (MIA) - Ukraina ka marrë mbi 2,2 miliardë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), deklaroi sot kryeministri ukrainas, Denis Shmihal.

Ai shtoi se kësti është pjesë e programit vijues kreditor prej rreth 15 miliardë euro dhe do të përdoret për të financuar pagesat vitale të Qeverisë, siç janë shpenzimet për ndihmnë sociale dhe pagat e nëpunësve civilë, duke përfshirë mjekët dhe arsimtarët.

Që nga pushtimi rus ndaj Ukrainën në shkurt të vitit 2022, Kievi ka marrë më shumë se 80 miliardë euro ndihmë nga partnerët e huaj për shpenzimet qeveritare.

Revista britanike "Ekonomist" publikoi se Ukraina në gusht mund të përballet me një falimentim të mundshëm, kur një numër i kreditorëve privatë pritet të kërkojnë pagesën e borxheve, të cilat u pezulluan në fillim të luftës.

Qeveria ukrainase kumtoi se nuk është në gjendje të fillojë me shlyerjen e huave dhe se po përpiqet të ngrijë pagesat e ardhshme ose të ristrukturojë borxhin. Aleatët ndërkombëtarë të Kievit kanë ngrirë tashmë shlyerjet e huave shtetërore për të paktën deri në vitin 2027.

Sipas llogaritjeve të "Ekonomist", pritet që borxhi i Ukrainës të rritet në rreth 94 për qind nga bruto prodhimi vendor (BPV) deri në fund të vitit.  rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR