• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ukraina kërkon zgjidhje diplomatike me Poloninë dhe Sllovakinë për eksportin e grurit

Ukraina kërkon zgjidhje diplomatike me Poloninë dhe Sllovakinë për eksportin e grurit

Kiev, 21 shtator 2023 (MIA) - Ukraina sot ra dakord të licencojë eksportin e drithërave në Sllovaki, ndërsa gjithashtu u përpoq të lidhë marrëveshje me Poloninë për t'i dhënë fund kufizimeve të vendosura nga ai vend fqinj për importin e grurit ukrainas.

Ministria e Bujqësisë e Sllovakisë ka njoftuar se ka rënë dakord me Ukrainën për të krijuar një sistem licencimi për tregtinë e grurit, i cili pasi të vendoset, do të lejojë heqjen e ndalimit të importit të katër llojeve të mallrave ukrainase në Sllovaki.

Ukraina kumtoi se ministri i saj i Bujqësisë në një bisedë telefonike me homologun e tij polak ra dakord të gjente një zgjidhje për mosmarrëveshjen për eksportin e grurit në interes të të dy vendeve.

Sllovakia, Polonia dhe Hungaria javën e kaluar vendosën kufizime në importin e grurit nga Ukraina, pasi ekzekutivi i Bashkimit Evropian vendosi të mos shtrijë ndalimin e importit në ato vende, si dhe në anëtarët e tjerë të BE-së - Bullgaria dhe Rumania.

BE-ja e cila vendosi ndalesën në maj, lejoi që ai të skadonte të premten pasi Ukraina premtoi të forcojë kontrollet.

Shumica e grurit nga Ukraina, një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë kaloi nëpër pesë vendet lindore të BE-së.

Konflikti u përshkallëzua pasi Ukraina e cila u kthye në rrugë tokësore në perëndim pas bllokadës së Rusisë ndaj porteve të saj në Detin e Zi, u ankua në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) për ndalesat dhe kërcënoi me kufizime reciproke të importit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR