Ukraina kërkon anëtarësimin në NATO para se Bajdeni të largohet nga Shtëpia e Bardhë
- Ukraina kërkon ftesë për anëtarësim në NATO para se Xho Bajden të largohet nga Shtëpia e Bardhë, deklaroi diplomatja e lartë ukrainase, duke shtuar se kjo do të ishte një trashëgimi e përshtatshme për presidentin amerikan.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:53, 16 tetor, 2024
Kiev, 16 tetor 2024 (MIA) - Ukraina kërkon ftesë për anëtarësim në NATO para se Xho Bajden të largohet nga Shtëpia e Bardhë, deklaroi diplomatja e lartë ukrainase, duke shtuar se kjo do të ishte një trashëgimi e përshtatshme për presidentin amerikan.
"Ideja jonë është se ftesa për Ukrainën në këtë moment është sinjal politik", deklaroi për Rojters, Natalia Galibarenko, ambasadore e Kievit pranë NATO-s, raporton Hina. "Sinqerisht besoj se kjo mund të jetë pjesë e trashëgimisë së administratës amerikane (aktuale)", tha ajo në intervistën në misionin ukrainas në NATO, përballë selisë së aleancës në Bruksel.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA muajin e ardhshëm krijojnë pasiguri të madhe për Ukrainën, pasi Uashingtoni është furnizuesi më i madh i ndihmës ushtarake për Kievin në luftën me Rusinë. Kandidatja nga radhët e demokratëve Kamala Haris sinjalizoi mbështetje për Ukrainën, por nuk e konkretizoi kornizën e saj, derisa Donald Tramp nuk e zbulon strategjinë e tij.
Anëtarësimi i NATO-s do ta përfshinte Ukrainën në marrëveshjen e përbashkët të mbrojtjes së Aleancës, por procesi i anëtarësimit mund të zgjas me vite. NATO njoftoi se Ukraina do të anëtarësohet, por nuk dha ndonjë kornizë kohore. qa/
Foto: arkivi