• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ukraina kërkoi nga Evropa të sigurojë më shumë energji elektrike

Ukraina kërkoi nga Evropa të sigurojë më shumë energji elektrike

Kiev, 8 qershor 2023 (MIA) - Ukraina kërkon nga Bashkimi Evropian që në masë të madhe ta rrisë furnizimin me energji elektrike pas sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike në vend dhe shkatërrimin e digës në liqenin artificial Kahovka, që shkaktoi përmbysje të mëdha, deklaroi ministri ukrainas i Energjetikës, Herman Galuçenko.

"Kërkojmë nga Evropa ta rrisë kufirin e epërm të importit të energjisë elektrike nga një në dy gigavatë në ditë", tha ministri ukrainas.

Galuçenko shtoi se centrali bërthamor në Zaporozhje nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë në këtë fazë, por nevojitet vëzhgim.

Nga 600 kilometra katrorë të goditura nga përmbysjet pas shkatërrimit të digës Kahovka në Ukrainën jugore, "deri 80 vendbanime do të mund të shkatërrohen, ndërsa 20.000 shtëpi janë pa rrymë", deklaroi ministri ukrainas.

Sipas tij, janë dëmtuar rreth 10.000 hektarë tokë bujqësore.

"Deri tani, Ukraina ka mbuluar 100 për qind nga nevojat e saj me prodhimin e vet të energjisë elektrike, por ne kërkuam nga Evropa ta rrisë kufirin e furnizimit", shtoi ai. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR