• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ukraina, implikimi rus dhe protestat e bujqve tema kryesore në sesionin e PE-së 

Ukraina, implikimi rus dhe protestat e bujqve tema kryesore në sesionin e PE-së 

Bruksel, 5 shkurt 2024 (MIA) - Mbështetja e BE-së për Ukrainën, rezultatet nga Samiti special i javës së kaluar të Unionit, implikimi rus dhe protestat e bujqve, janë tema kryesore e sesionit të kësaj jave të Parlamentit Evropian në Strasburg.

Sesioni plenar do të fillojë sot me debat për rregullat e reja për instant pagesa në euro, me të cilët duhet të sigurohet se mjetet e tansferuara do të arrijnë menjëherë në llogaritë bankare të klientëve dhe bizeneseve në BE. Votimi rreth propozimit është parashikuar për të mërkurën.

Eurodeputetët nesër paradite do të debatojnë me kryetarët e Këshllit të BE-së dhe të Parlamentit Evropian, Sharl Mishel dhe Ursula fon der Lajen për rezultatet e Samiteve të fundit të Unionit, veçanërisht nga seanca speciale e javës së kaluar në të cilën u harmonizua rishikimi i Kornizës buxhetore shumëvjeçare të bllokut për periudhën 2021-2027, në kuadër të të cilit gjithashtu u miratua mbështetja financiare për Ukrainën.

Pritet që gjatë debatit eurodeputetët ta konfirmojnë nevojën e BE-së që të mbetet e bashkuar në mbështetjen e palëkundur për Ukrainën, pothuajse dy vite pas fillimit të agresionit rus ndaj vendit. Nga debati duhet të dalë rezoluta, në të cilën do të gjendet në votimi para eurodeputetëve në mbledhjen e ardhshme plenare të PE-së në fund të muajit.

Nesër Parlamenti Evropian do të debatojë edhe për konstatimet e një eurodeputeti, i cili ka qenë i ndërlidhur me shërbimet ruse të sigurisl, si dhe për tentativat tjera të Rusisë në proceset demokratilke të BE-së. Rezoluta për këtë çështje do të vendoset në votim para eurodeputetëve të enjten.

Parlamenti Evropian do të vendosë nesër edhe për qëndrimin e tij në lidhje me negociatat me vendet-anëtare të BE-së për rregullat e reja evropiane për teknikat gjenomik, me të cilat ndryshohet materiali gjenetik i organizmave. Qëllimi i rregullave është ta bëjnë sistemin ushqimor më të qëndrueshëm dhe rezistent përmes zhvillimit të llojeve të përmirësuara bimore që janë më rezistente ndaj klimës dhe dëmtuesve dhe prodhojnë rendimente më të larta me më pak plehra dhe pesticide.

Votimi për pozicionin për këto rregulla të reja do të bëhet të mërkurën, kur eurodeputetët do të diskutojnë me përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe presidencës belge të BE-së për mënyrat për t'iu përgjigjur kërkesave të bujqve dhe komuniteteve rurale në të gjithë Evropën pas protestave masive të fermerëve periudhën e kaluar dhe si të inkurajohet bujqësia në bllok.

Ditën e njejtë, para Parlamentit Evropian do të drejtohet edhe presidenti rumun Klaus Johanis, me ç'rast do ta pezantojë vizionin e tij për sfidat dhe të ardhmen e Evropës, pas së cilës do të pasojë debati i tij me eurodeputetët.

Gjithashtu, të mërkurën eurodeputetët do të debatojnë me Këshillin e BE-së me Eurokomisionin për raportet për numrin e rritur të incidenteve në mbarë Ukrainën të motivuara nga antisemitizmi dhe urrejtja antiislamike, ndërsa do të duhet të prononcohen edhe për Propozim-rezolutën dedikuar kërcënimeve për sundimin e drejtësisë dhe lirisë së mediave në Greqi. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR