• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ukraina i tërhoqi tanket amerikane "Abrams" nga vija e parë e luftës

Ukraina i tërhoqi tanket amerikane

Kiev, 26 prill 2024 (MIA) - Ukraina i mënjanoi tanket luftarake "Abrams M1A1" nga fronti, kionfirmuan dy përfaqësues ushtarak amerikan. Hapin e tillë ata e sqaruan me atë që fluturaket ruse pa pilot e kanë vështirësuar operacionin e tankeve.

SHBA-ja u dakordua të dërojë 31 tanke "Abrams" në Ukrainë në janar 2023 pas fushatës agresive disamujore në Kiev. Ukrainasit pohojnë se tanket, të cilat kushtojnë rreth 10 milionë dollarë për copë, janë kyçe për aftësinë e tyre t'i depërtojnë linjat ruse.

Pesë nga 31 tanke tashmë janë humbur në sulmet ruse. Një funksionar i lartë amerikan, i cili dëshiroi të mbetej anonim, theksoi se përhapja e fluturakeve pa pilot në fushëbetejën ukrainase do të thotë se "nuk ka terren të hapur përmes të cilit vetëm mund të kaloni pa frikë se do të zbuloheni".

Se tanket janë zhvendosur nga linja e frontit konfirmoi edhe nënkryetari i Shtatmadhorisë së bashkuar Kristofer Grejdi, por paralajmëroi edhe se Uashingtoni do ta ndihmojë Kievin të përgatisë taktikë të re.

foto: "Х"

QËNDRONI TË LIDHUR