• e martë, 26 nëntor 2024

Ukraina i ka goditur sistemet ruse për mbrojtje ajrore në Krime

Ukraina i ka goditur sistemet ruse për mbrojtje ajrore në Krime

Kiev, 12 qershor 2024 (MIA) - Ushtria ukrainase njoftoi sot se ka kryer sulme të suksesshme ndaj sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore në Krimenë e okupuar, njoftoi DPA.

Sistemet raketore tokë-ajër u dëmtuan në sulmet ajrore jo larg qytetit port të Sevastopolit, bëri të ditur Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës në një postim në Fejsbuk.

"Gjatë sulmeve gjatë natës janë shkatërruar edhe rezerva municioni", thuhet në komunikatë.

Guvernatori i Sevastopolit, i emëruar nga Moska, Mihail Razvozaev, paraprakisht deklaroi më herët përmes shërbimit të mesazheve Telegram se një sulm me raketa ukrainase ishte zmbrapsur.

Pohimet e të dyja palëve nuk mund të verifikoheshin menjëherë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR