• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ukraina i granatoi rajonet ruse Kursk dhe Belgorod, kumtuan guvernatorët e tyre

Ukraina i granatoi rajonet ruse Kursk dhe Belgorod, kumtuan guvernatorët e tyre

Moskë, 5 korrik 2023 (MIA) - Rajonet ruse Kursk dhe Belgorod herët në mëngjes u granatuan nga forcat ukrainase, kumtuan guvernatorët e tyre, duke shtuar se nuk ka raportime për viktima.

"Qyteti Valujki është nën zjarr nga forcat e armatosura të Ukrainës", shkroi guvernatori i rajonit belgorod, Vjaçesllav Glladkov në Telegram.

Ai nuk saktësoi nëse bëhet fjalë për zjarr raketor, zjarr artilerik apo ndonjë formë tjetër e sulmit. "Sistemi për mbrojtje kundërajrore funksionoi, por ka dëmtime", shtoi Glladkov. Sipas tij, një grua ka pësuar plagë nga copëza granate.

Gjithashtu, ROman Starovoit, guvernator i rajonit Kursk, në veri të belgorodit, i cili gjithashtu kufizohet me Ukrainën, deklaroi se një shkollë dhe një shtëpi private janë dëmtuar në granatimin e fshatit Tjotkino, përsëri duke mos e saktësuar formën e sulmit. ab/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR