• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ukraina i bën thirrje OSBE-së të ndërpresë bashkëpunimin me Rusinë

Ukraina i bën thirrje OSBE-së të ndërpresë bashkëpunimin me Rusinë

Kiev, 11 prill 2024 (MIA) - Ukraina kërkon nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të ndërpresë bashkëpunimin me Rusinë.

Zëvendëskryetarja e misionit ukrainas në OSBE, Viktoria Kuvshinikova, bëri sot thirrje për pezullimin e çdo ndërveprimi të rëndësishëm me Rusinë, për shkak të, siç tha ajo, sulmeve terroriste në përpjekje për të shkatërruar termocentralet e Ukrainës dhe hidrocentralet dhe digat.

"Përsëri dhe përsëri shohim se Rusia nuk respekton detyrimet e saj politike ndaj OSBE-së, as parimet dhe normat e së drejtës ndërkombëtare. Regjimi rus ka treguar edhe një herë se nuk mund të konsiderohet një partner i besueshëm, as brenda kuadrit të OSBE-së. Për më tepër, këto sulme të përditshme tregojnë vazhdimisht se nuk mund të ketë asnjë ndërveprim kuptimplotë me Moskën në OSBE derisa Kremlini t'i japë fund kësaj lufte", tha Kuvshinnikova në mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.

Ajo shtoi se Rusia lëshoi ​​82 raketa dhe dronë në Ukrainë mbrëmë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR