• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Ukraina e hoqi bankën hungareze OTP nga lista e sponsorëve të luftës

Ukraina e hoqi bankën hungareze OTP nga lista e sponsorëve të luftës

Kiev, 2 tetor 2023 (MIA) - Ukraina e mënjanoi bankën hungareze OTP nga lista e "sponsorëve ndërkombëtarë të luftës", përkatësisht kompani të akuzuara për mbështetje financiare të invazionit rus, kumtoi sot Agjencia nacionale ukrainase për parandalim të korrupsionit.

"Në diskutimet që zgjatën nga 24 orë në ditë në disa ditët e fundit, me pjesëmarrje të Shërbimit për punë të jashtme të BE-së, banka OTP ndërmori një numër të madh obligimesh lidhur me planet e saj të ardhshme për tregun rus, theksoi agjencia si sqarim për vendimin e vet.

Banka iu shtua listës në maj, sepse vazhdoi të punojë me Rusinë.

Ajo u hoq nga lista më 29 shtatir, ndërsa Kievi shpresonte se vendimi do të çojë drejt asaj që hungaria të zhbllokojë 500 milionë euro ndihmë ushtarake nga BE-ja.

megjithatë, Budapesti kumtoi se ky vendim nuk tregon për ndonjë ndryshim të konsiderueshëm. ab/

Foto: ОТО banka

QËNDRONI TË LIDHUR