Ukraina dhe Polonia me marrëveshje të re për bashkëpunim në mbrojtje
- Ukraina dhe Polonia kanë rënë dakord për një plan veprimi për projekte urgjente dhe afatgjata të mbrojtjes, kumtoi ministri i Mbrojtjes së Ukrainës Rustem Umerov, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Polonisë Vlladislav Kosinjak-Kamish të mbajtur sot në Varshavë.
- Post By Fami Bajrami
- 12:47, 6 mars, 2025

Varshavë, 6 mars 2025 (MIA) - Ukraina dhe Polonia kanë rënë dakord për një plan veprimi për projekte urgjente dhe afatgjata të mbrojtjes, kumtoi ministri i Mbrojtjes së Ukrainës Rustem Umerov, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Polonisë Vlladislav Kosinjak-Kamish të mbajtur sot në Varshavë.
Polonia mbetet një nga qendrat kryesore logjistike për dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë, ndërsa marrëveshja e re parashikon forcimin e mbrojtjes ajrore dhe zhvillimin e përbashkët të teknologjive ushtarake.
"Polonia po përgatit një pako të re ushtarake me vlerë mbi 200 milionë euro për Ukrainën", deklaroi Kosinjak-Kamish, duke theksuar se mbështetja nga Varshava mbetet e qëndrueshme. Sipas tij, vazhdimi i negociatave ndërmjet Ukrainës dhe SHBA-së jep shpresë për paqe të drejtë. rq/
Foto: EPA