• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ukraina dhe Moldavia zyrtarisht i hapën negociatat për inkuadrim në BE

Ukraina dhe Moldavia zyrtarisht i hapën negociatat për inkuadrim në BE

Luksemburg, 25 qershor 2024 (MIA) - Ukraina dhe Moldavia zyrtarisht i filluan negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian në Luksemburg në dy konferenca të ndara ndërqeveritare për inkaudrim.

Konferencat e para ndërqeveritare për inkuadrim pasuan pas vendimit të Këshillit të Evropës nga dhjetori i vitit të kaluar dhe miratimi i kprnizës negociuese javën e kaluar.

Negociatat e para i hapi Ukraina, e menjëherë më pas edhe Moldavia.

Palën evropiane në konferencën ndërqeveritare e përfaqësoi ministrja belge e Punëve të Jashtme, Haxha Lahbib dhe komisari për zgjerim, Oliver Varheji.

"Kjo është ditë historike për Ukrainln dhe për BE-në. Negociatat që i hapim sot do të jenë të fuqishme dhe të mundimshme", tha ministrja belge, duke shtuar se është e bindur se Ukraina me vendosmëri dhe përkushtim do ta përfundojë procesin inkuadrues.

"E ardhmja e Ukrainës dhe qytetarëve të saj i tkaon BE-së", tha ajo.

Hapjen e negociatave e përshëdneti kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen.

"Është lajm shumë i mirë që Bashkimi Evropian sot i hapi negociatat inkuadruese me Ukrainën dhe Moldavinë", tha Fon der Lajen në video-porosinë.

Kryesimi belg me Këshillin e BE-së ia arriti qëllimit që t'i hapë negociatat deri në fund të mandatit të vet, ndërkaq para se Hungaria ta marrë kryesimin e radhës. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR