• e shtunë, 29 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ukraina dha dritë të gjelbër për marrëveshjen me Uashingtonin për mineralet e rralla

Ukraina dha dritë të gjelbër për marrëveshjen me Uashingtonin për mineralet e rralla

Kiev, 26 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri ukrainas Denis Shmigal sot pasdite kumtoi se qeveria në Kiev ka miratuar marrëveshjen me Uashingtonin për shfrytëzimin e burimeve minerale të Ukrainës.

“Sot qeveria e miratoi vendimin e nevojshëm për të nënshkruar një marrëveshje midis Ukrainës dhe SHBA-së për krijimin e një fondi investimesh për rindërtim”, shkroi Shmigal në Telegram.

Presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi më parë se homologu i tij ukrainas Volodimir Zelenski do të vizitojë Uashingtonin të premten për të nënshkruar marrëveshjen. Megjithatë, Tramp e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të ofrojnë garanci të gjera sigurie për Ukrainën, edhe pse Kievi insiston në garanci të tilla. ls/

Foto: Arkiv 

QËNDRONI TË LIDHUR