• e martë, 24 dhjetor 2024

Ukraina dërgoi ultimatum deri te anëtarët e NATO-s lidhur me anëtarësimin e saj

Ukraina dërgoi ultimatum deri te anëtarët e NATO-s lidhur me anëtarësimin e saj

Bruksel/Kiev, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiha sot i dërgoi porosi të ashpër NATO-s, duke theksuar se Kievi nuk do të pranojë kurrfarë garanca tjera të sigurisë përveç anëtarësimit të plotë në Aleancë.

Në letrën e dërguar deri te kolegët e tij në NATO, Sibiha tha se "anëtarësimi i plotë i Ukrainës në Aleancë është garanca e vetme e duhur për sigurinë e Kievit, si dhe mjet për përgjigje ndaj pushtimit të mëtejshëm rus ndaj këtij vendi dhe vendeve tjera, njoftoi Politiko.

"Nuk do të pranojmë kurrfarë alternativa apo zëvendësime për anëtarësimin e plotëfuqishëm në NATO", potencoi Sibiha në letrën dhe shtoi se vetëm ky hap do ta pengojë pushtimin rus.

Shefi i diplomacisë ukrainase tha se marrëveshjet paraprake janë treguar si jo të rëndësishme, siç është Memorandumi nga Budapesti i vitit 1994, që duhej ta mbrojë Ukrainën pasi ajo hoqi dorë nga arma bërthamore.

Letra e tij u dërgua në prag të takimit të sotëm të diplomacive të NATO-s në Bruksel, ku sot dhe nesër do të bisedohet për përkrahjen e deritanishme për Ukrainën.

Politiko parashikon se edhe krahas apelit të Kievit, gjatë samitit nuk priten hapa të rëndësishëm lidhur me dërgimin e ftesës për anëtarësim të Ukrainës në NATO. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR