Ukraina apelon që bashkësia ndërkombëtare të mos i pranojë rezultatet nga zgjedhjet presidenciale në Rusi
- Ukraina sot i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t'i hedh posht rezultatet nga zgjedhjet presidenciale ruse, duke theksuar se votimi që do të mbahet nga 15 deri 17 mars në Rusi është "farsë".
- Post By Besnik Shuki
- 17:13, 14 mars, 2024
Kiev, 14 mars 2024 (MIA) - Ukraina sot i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t'i hedh posht rezultatet nga zgjedhjet presidenciale ruse, duke theksuar se votimi që do të mbahet nga 15 deri 17 mars në Rusi është "farsë".
"Ukraina u bën thirrje vendeve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare që të përmbahen nga njohja e rezultateve nga këto 'zgjedhje'", thuhet në kumtesën e Ministrisë ukrainase të Punëve të Jashtme.
Zgjedhje janë organizuar edhe në territoret ukranase, të okupuara nga Rusia.
"Diktatura ruse moti kohë nuk ka kurrfarë lidhje me demokracinë, ndërsa presidenti Vlladimir Putin është në pushtet 24 vite, jo përmes shprehjes së lirë të vullnetit të popullit, por përmes manipulimit me Kushteutën, propagandës totale dhe shkatërrimit të tëtë garës politike. Detyrimi i miliona qytetarëve ukrainas, të cilët jetojnë në territoret përkohësisht të okupuara ose cilët me dhunë i janë bashkangjitur territorit rus, që të marrin pjesë në në të ashtuqajtura 'zgjedhje', është po ashtu joligjor", thuhet në kumtesë.
Paraprakisht sot, presidenti rus Vlladimir Putin u ka bërë thirrje qytetarëve "që ta tregojnë patritizmin e tyre" me votim në zgjedhjet presidenciale. bsh/
Foto: MIA arkiv