• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ukraina akuzon Rusinë për granatimet e ndërtesave të banimit në Donjeck

Ukraina akuzon Rusinë për granatimet e ndërtesave të banimit në Donjeck

Kiev, 30 nëntor 2023 (MIA) - Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e ndërtesave të banimit në rajonin e Donjeckut të Ukrainës ndaj të cilave qëlluan forcat ruse, kumtuan sot autoritetet lokale ukrainase.

“Armata ruse gjatë natës ka gjuajtur gjashtë raketa S-300 në Donjeck”, deklaroi ministri për Punë të Brendshme të Ukrainës, Igor Klimenko.

Forcat ajrore ukrainase kumtuan se diçka më vonë mbi të njëjtin rajon janë gjuajtur edhe dy raketa.

“Raketat kanë goditur qytetet Pokrovsk, Novohrodivka dhe Mirnograd të cilat ndodhen 25-40 kilometra larg vijës së frontit”, tha Klimenko.

Të punësuarit e Ndihmës së shpejtë nxorën trupin e një 62-vjeçari nga rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe në Novohrodivka, nën të cilën me gjasë ka edhe katër persona të tjerë, përfshirë edhe një fëmijë, kumtuan autoritetet.

Në Pokrovsk është shkatërruar një ndërtesë njëkatëshe, nëntë shtëpi dhe një stacion policie.

Kryetari i bashkisë së atij qyteti, Serhij Dobriak deklaroi se ishte hera e katërt që Pokrovsk sulmohej në muajin e fundit.

Madje tre caqet e qytetit janë afër Avdijevkës, qytet në të cilin po zhvillohen luftime të ashpra në muajt e fundit. 

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR