• e hënë, 08 korrik 2024

Ukrainë: Seri shpërthimesh në Herson

Ukrainë: Seri shpërthimesh në Herson

Kiev, 30 nëntor 2023 (MIA) - Një seri shpërthimesh kanë ndodhur sot në Herson në jug të Ukrainës, publikoi në Telegram shefi i administratës ushtarake të qytetit, Roman Mroçko.

“Shpërthime dëgjohen në zonat bregdetare të Hersonit”, ka shkruar Mroçko.

Ai ftoi banorët të mos qëndrojnë në ambiente të hapura, ndërsa më vonë publikoi se granatimet në qytet po vazhdojnë.

Armata ruse filloi të sulmojë infrastrukturën ukrainase më 10 tetor 2022 - dy ditë pas shpërthimit të një ure në Krime, pas së cilës sipas autoriteteve ruse qëndrojnë shërbimet speciale ukrainase. Që atëherë, ushtria ruse ka goditur energjinë, komunikimet dhe objektet ushtarake në gjithë Ukrainën, ndërsa paralajmërimet për sulme ajrore vlejnë çdo ditë.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR