• e mërkurë, 17 korrik 2024

Ukrainë: Rusët po përgatiten ta pushtojnë Harkovin

Ukrainë: Rusët po përgatiten ta pushtojnë Harkovin
Kiev, 4 prill 2022 (MIA) – Rusët po përgatiten ta pushtojnë qytetin Harkov, thotë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Aleksandar Motuzjanik. Ai potencon edhe se "armiku ka për qëllim t'i rrethojë forcat ukrainase", transmetojnë mediat ukrainase. "Angazhimet kryesore të armikut ishin drejtuar drejt përgatitjeve për vazhdimin e operacioneve ofensive me qëllim që të rrethohen forcat aleate dhe të pushtohet Harkovi", tha Motuzjanik. Sipas tij, Rusia vazhdon të përdorë armë me saktësi të lartë për shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Ukrainës dhe është duke ndërmarrë masa për formimin dhe zhvendosjen e njësive shtesë nga qarku luftarak Lindor dhe Qendror për pjesëmarrje në aktivitete luftarake.

QËNDRONI TË LIDHUR