• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ukrainë: Rreth 30 burra humbën jetën nga fillimi i luftës në përpjekje që ta lëshojnë vendin

Ukrainë: Rreth 30 burra humbën jetën nga fillimi i luftës në përpjekje që ta lëshojnë vendin

Kiev, 30 prill 2024 (MIA) - Zëdhënësi i shërbimit kufitar ukrainas, Andrij Demçenko deklaroi se rreth 30 burra nga Ukraina humbën jetën nga fillimi i luftës me Rusinë në shkurt të vitit 2022, duke bërë përpjekje që ilegalisht ta kalojnë kufirin dhe të shmangin pjesëmarrjen në luftë.

"Disa i humbën jetët derisa bënin përpjekje të kalojnë lumenjë malorë ose male të thepisura. Gjithsej, nga fillimi i pushtimit, rreth 30 persona humbën jetën duke bërë përpjekje që ilegalisht ta kalojnë kufirin", deklaroi Demçenko.

Ai bëri të ditur se nga fillimi i luftës e deri më tani ishin zbuluar rreth 450 grupe kriminale të cilët bënin përpjekje që të kontrabandojnë njerëz përmes kufirit dhe se përpjekje të tilla bëhen çdo ditë. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR