• e diel, 24 nëntor 2024

Ukrainë: Nuk kemi dëshmi se rusët po largohen nga Hersoni

Ukrainë: Nuk kemi dëshmi se rusët po largohen nga Hersoni
Kiev, 10 nëntor 2022 (MIA) - Këshilltari i ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës, Jurij Sak ka deklaruar se vendi i tij ende "nuk sheh dëshmi për lëvizje të mëdha të ushtarëve nga Hersoni". Sak në një deklaratë për Skaj njuz tha se për këtë arsye autoritetet ukrainase mbesin skeptike në lidhje me paralajmërimet e Moskës. Para se Rusia dje të njoftojë se tërhiqet nga Hersoni, në qytet kishte dhjetëra mijëra ushtarë rusë. Sak tha se ata janë "numra të rëndësishëm" dhe për këtë do të duhet "të pritet dhe të shihet" nëse rusët do të fillojnë të largohen nga qyteti. Edhe pse Ukraina sot çliroi disa lagje në afërsi të qytetit, Sak tha se ushtarët e tyre ende nuk kanë qasje në vetë qytetin, i cili me muaj është nën okupim rus. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR