• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ukrainë: Forcat ruse granatuan një nga qendrat më të mëdha tregtare në Nikopol

Ukrainë: Forcat ruse granatuan një nga qendrat më të mëdha tregtare në Nikopol

 

Kiev, 7 mars 2024 (MIA) - Forcat ruse dje e granatuan qendrën tregtare "Epiqendër" në Nikopol, rajoni Dnenropetrovsk, duke shkaktuar zjarr që u përhap në më shumë se 4000 metra katrotë", kumtuan autoritetet ukrainase.

Në momentin e sulmit qendra tregtare ishte e zbrazët dhe nuk kishte viktima.

Kjo ishte një nga qendrat tregtare më të mëdha në qytet, me një sipërfaqe prej më shumë se 5100 metra katrorë. Furnizonte të gjitha vendbanimet dhe fshatrat përreth. Nuk ka pushuar së punuari që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës”, tha Julija Çudnovec, përfaqësuese e Epiqendrës.

Përveç sulmit të qendrës tregtare, armata ruse ka kryer edhe dy sulme me dron dhe artileri në zonën e Nikopol, shkruan "Pravda" ukrainase.

"Është plagosur një grua më e moshuar. Një ndërtese banuese ka marrë flakë, por shërbimet e urgjencës kanë mundur të shuajnë zjarrin. Janë dëmtuar gjashtë shtëpi banuese private, tre ndërtesa, një automobil dhe një linjë elektrike”, thotë Serhij Lisak, kreu i Administratës Ushtarake të rajonit Dnepropetrovsk. ls/

Foto: Telegram

 

 

 




 

 

QËNDRONI TË LIDHUR